Gjykata e Tiranës la në burg pa afat Durim Bamin. Disa ditë pas arrestimit në lidhje me atentatin në fshatin Larushk ku mbeti i vdekur Ramazan Sino, sot doli përpara gjykatës për masën e sigurisë. Valter Bami është arrestuar për armëmbajtje pa leje pas atentatit ndaj Gentian Bejtjas.
Valter Bami, nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi njihet për një sërë rekordesh kriminale. Prova e vetme që policia lidh arrestimin me atentatin është gjurma e barutit që është gjetur në dorën e majtë të Bamit. Por kjo nuk do të thotë se ka qenë pjesë e atentatit, sikur e ka mohuar edhe vetë Bami.
Avokati i Bamit tha se gjykata veproi në kushte presioni. “Klienti im ishte në banesë me nënën dhe fëmijët. Gjykata dhe prokuroria thonë se ka rrezik ikje. Argumenti i dytë është që ky person ka qenë i dënuar. Ai ka qenë i dënuar në 2018 për një armë relike, shpatë, që është rehabilituar.
Këto janë arsye që prokuroria dhe gjykata janë në pozicion të dobët. Veprojnë nga opinioni dhe presioni. Klienti im shpjegoi se ka qenë në banesë, vendosi në dispozicion celularin me lëvizjet dhe pamjet filmike që bënte klienti im. Si mund t’i thuash armëmbajtje pa leje. Iu gjet një mikrogrimcë baruti” tha ai.
Prova të tjera për momentin policia apo prokuroria nuk ka bërë publike. Nga atentati mbeti i vrarë kunati i Gentian Bejtjas Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e mitur të shënjestrës që shpëtoi për herë të tretë.
Ditëlindje dhe atentat? Valter Bami del në gjyq: Kush e vrau kunatin?