-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbardhet dosja/ SPAK: Të arrestohet Ahmetaj! Mori 500 mijë Euro nga inceneratorët

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Kuvendit leje për të arrestuar Arben Ahmetajn për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje e të ardhurave të përfituara nga inceneratorët. Në dosjen e SPAK-ut theksohet se janë të paktën 6 episode që kanë “gozhduar” ish-zv/ kryeministrin socialist.

Janë mbi 500 mijë Euro që sipas prokurorisë, Arben Ahmetaj ka marrë indirekt nga dy bosët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Nga viti 2017 deri në 2018, paraprakisht sipas dosjes së prokurorisë Ahmetaj ka përfituar pagesa në mënyrë të tërthortë nga dy biznesmenët 130 dhe 140 mijë Euro.

Lëvizjet për pagesat janë bërë duke u kamufluar si blerje apartamentesh në dy raste në Tiranë. Gjithashtu mbi 34 mijë Euro për shpenzime udhëtimi. Trualli dhe vila në Hamallaj që është sekuestruar. Pagesa për investime, etj.

Drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani dhe prokurorja Enkelejda Millonai theksojnë se Ahmetaj ka qenë në dijeni të të gjitha problemeve që kanë dalë rrugës për projektin e inceneratorit të Elbasanit, por që sipas tyre i ka anashkaluar.

Dosja përmban edhe shumë fakte dhe detaje të reja për tre akuzat që janë ngritur. Nesër në orën 16:00 Arben Ahmetaj do të dalë përpara këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit.

Më pas raporti, me dëgjesën sekrete të dy palëve, deputetit dhe SPAK-ut do i dërgohet Kuvendit, që do të vendosë nëse do të miratojë kërkesën për t’i hapur rrugën e burgut Ahmetajt apo do ta rrëzojë.

Dosja 500 mijë Euro, vila dhe udhëtime! 6 rastet që SPAK “gozhdoi” Ahmetajn

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit