-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përgjimi me deputetin serb/ Shefja e Vetëvendosjes: Fola për ligjet në parlament asgjë tjetër

Kryesoret

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka folur lidhur me përgjigjet e dala në media për një komunikim me Sllavko Simiçin e Listës Serbe. Kusari-Lila tha se kontakti me ish-deputetin ka qenë në suaza të normales dhe se është biseduar për votimin e tri projektligje; Ligji për festa zyrtare, Ligji për liritë fetare dhe Ligji për vetëqeverisjen lokale. Ajo ka mohuar se ka pasur kontakt me dikë tjetër nga kjo Listë, përveç me Igor Simiçin dhe Sllavko Simiçin.

“Ka 15 muaj që Lista serbe nuk është pjesë e Kuvendit, nëse atyre po u mungon e dinë ku i kanë adresat, në kohën kur kanë qenë pjesë e Kuvendit, komunikimi ka qenë tërësisht në bazë të komunikimit brenda Kuvendit, brenda seancës për agjenda. Kanë qenë tri agjenda vazhdimisht që e kanë përcjellë këtë komunikim. Ka qenë Ligji për Festa Zyrtare, Ligji për Liritë Fetare dhe kërkesat që ata vazhdimisht i kanë parashtruar në raport me mjetet transportuese, qofshin mortore ose ambulante dhe Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale.

Pra krejt ka qenë nën këtë kuptim, përderisa për aludimin e komunikimit të personit në fjalë për mua kontakt në Kuvendin e Kosovës kanë qenë dy përfaqësues, shefi i deputetëve Igor Simiç dhe Sllavko Simiç, që tash e kanë treguar që përkundër përpjekjeve për çfarëdo normaliteti në kuptimin e përfaqësimit të interesave, ata kanë komunikim dhe sjellje abnormale, edhe këto supozime të një portali në veçanti, e tregojnë përpjekjen e dëshpëruar të tyre për të treguar një pamje tjetër për asaj se çfarë po ndodh në terren”, u shpreh ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit