-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PS tërhiqet nga draftet për lustracionin pas shqetësimeve të BE

Kryesoret

Drejtuesja e delegacionit të BE-së, Christiane Hohmann, shkruante se kjo çështje lidhej me shtetin e së drejtës dhe të drejtave të njeriut dhe i kërkonte Komisionit të Ligjeve që të sigurohej që nisma të tilla të ishin në përputhje me standardet e Komisionit të Venecias dhe opinionet që ky i fundit ka dhënë për të njëjtën çështje në vitet 2009 dhe 2018.

“[Komisioni] Të sigurojë që nismat aktuale ligjore të jenë plotësisht në përputhje me parimet dhe kriteret kryesore të nënvizuara nga Komisioni i Venecias në opinionet e tij të përmendura më sipër dhe të përmbajnë të gjitha masat mbrojtëse të nevojshme,” sugjeron ambasadorja e BE-së.

Letra e Hohmann i referohej nismave të PS-së për ndryshime në ligjin “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i ashtuquajtur ligji i dekriminalizimit dhe në ligjin për partitë politike, duke parashikuar heqjen e mandatit të deputetit për personat që ka qenë bashkëpunëtor me ish-sigurimin e shtetit dhe ndalimin e ish-spiunëve për t’u zgjedhur kryetar të një partie politike.

Letra u bë publike nga deputeti i opozitës, Gazment Bardhi gjatë debatit në komision, ku po diskutoheshin dhe 2 projektligje të ngjashme të propozuara nga deputetët e opozitës.

Bushka propozoi ndërprerjen e diskutimeve dhe realizimin e një konsultimi mes nismëtarëve përtej Komisionit të Ligjeve që të hartohet një nismë që bashkon palët.

“S’do bëjmë 3 ligje për një gjë, na duhet një ligj dhe qëllimi është që të bëhet sipas standardeve,” tha ajo duke ftuar deputetët që të ulen e të gjejnë një zgjidhje.

Nëse palët nuk gjejnë konsensus deri të enjten, kur është parashikuar votimi i tyre në seancë plenare, projektligjet pritet të tërhiqen ose të rrëzohen pasi për miratimin e tyre duhet shumicë e cilësuar./ BIRN

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit