Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për mes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka kujtuar 28-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë.
Kurti në reagimin e tij ka shkruar se kjo ngjarje e rëndë është një kujtesë e së vërtetës që mohohet nga Serbia.
“Dita e Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës mban në vetvete shumë tragjedi të pa treguara – një ditë kur kujtojmë vrasjen e 8,372 njerëzve të pafajshëm dhe krimet e panumërta të përdhunimeve dhe torturave.
Është gjithashtu një kujtesë se e vërteta e tyre nuk nderohet por mohohet nga Serbia, një krim çnjerëzor në vetvete”, ka shkruar Kurti.
Srebrenica’s Genocide Remembrance Day holds in itself many unspeakable tragedies—a day when we remember the murder of 8,372 innocent people & countless crimes of rape & torture. It is also a reminder that their truth is not honored but denied by Serbia, itself an inhuman crime. pic.twitter.com/9PlYwNJpI4
— Albin Kurti (@albinkurti) July 11, 2023