-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptarja “godet” Suella Braverman: Nuk jemi të gjithë kriminelë

Kryesoret

Marinela Bouzo, juristja 27-vjeçarja shqiptare që u zhvendos nga Shqipëria në Greqi për t’i shpëtuar luftës së Kosovës e tashmë prej disa vitesh e vendosur në Anglin, në një rrëfim për mediat atje, i është kundërpërgjigjur deklaratave të Suella Braverman për shqiptarët.

Bouzo, e cila jeton në Manchester, thotë se shumica e shqiptarëve janë individë punëtorë që kontribuojnë pozitivisht në shoqëri.

“Pavarësisht nëse vjen nga Suella Braverman apo dikush tjetër, është e rëndësishme të mos përgjithësohet një grup i tërë njerëzish bazuar në veprimet e disa individëve.

Ndërsa në përgjithësi përvojat e mia në Angli kanë qenë pozitive, kam pasur komente aty-këtu, dhe disa njerëz ende gjykojnë negativisht kur u them se familja ime është shqiptare.

Ka edhe familje që përpiqen për një jetë më të mirë, duke kërkuar punësim dhe mundësi në Mbretërinë e Bashkuar, sepse vendit të tyre i mungojnë rrugët për rritje.

Ne nuk jemi të gjithë kriminelë, por ndonjëherë na trajtojnë si ata,” ka thënë Marinela.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit