-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A e lëshuat Ahmetajn? PS: Nuk bëhemi avokatë të askujt! SPAK le ta arrestojë

Kryesoret

Partia Socialiste nuk bëhet avokate e askujt“. Kështu u shpreh mbrëmjen e sotme deputeti i PS-së, Arben Pëllumbi në fund të mbledhjes së Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, që i dorëzoi raportin Kuvendit me “dritën jeshile” duke dhënë autorizimin për arrestimin e Arben Ahmetajt.

PS-PD pro! Hapet dera e burgut për Ahmetajn! Votohet të hënën

Mbledhja përfundoi dhe arriti në përfundimin që duhet t’i sugjerojë seancës plenare dhënien e autorizimit për prokurorinë, pranimin e kërkesës së SPAK-ut për dhënien e të drejtës për arrestim. Këshilli u përpoq të bënte një proces të rregullt për të garantuar si të drejtat e kolegut dhe një proces një të rregullt” tha ai.

Po përse u shty votimi në Kuvend për të hënën? “E para duhet të përgatitet raporti i shumicës. Sot dëgjuam palën mbrojtëse. Ne sot të përgatisim raportin deri të premten për t’ja kaluar seancës të hënën në orën 17:00” tha ai.

Bardhi: Gjiknuri, Felaj, Agaçi në dosjen e SPAK-ut për Ahmetajn

U tronditët nga provat? “Këshilli nuk është as gjykatë nuk ka as tagrin… Ne aty gjykojmë vetëm nëse procedura për dhënien e kësaj të drejte është zbatuar apo jo dhe ka apo jo fakte që ndaj kolegut tonë ka ndikime politike” iu përgjigj deputeti socialist gazetarëve.

Në fund, Pëllumbi tha qartë dhe prerë. “Përsa kohe ne bindemi që procedura është e rregullt ne nuk bëjmë avokatin e askujt”.

Salianji nxjerr sekretet e SPAK-ut: Në dosje, Gjiknuri, ministra e kryetarë bashkie

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit