Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj për me një shkrimi zyrtar ka firmosur shkarkimin dhe emërimin e ambasadorëve të vendeve të ndryshme.
Nga detyre e ambasadorit u shkarkua Roland Bimo i cili ishte Ambasador i në Austri. Ndërkohë edhe shkarkuar edhe Visho Ajazi Lika Ambasador në NATO,
Ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe, Qirjako Qirko dhe ambasadori në Zvicër, Ilir Gjoni u liruan nga detyra e tyre
Ambasadori në Gjenevë është liruar gjithashtu nga detyra ditën e sotme.
Ndërkohë po sot janë firmosur emërimet e ambasadoreve të rinj.
Emërohet Majlinda Frangaj Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Selinë e Shenjtë në Vatikan.
Emërohet Fatmir Velaj Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Austrisë.
Emërohet Ilir Gjoni Ambasador i Republikës së Shqipërisë në NATO.
Emërohet Vasilika Hysi Ambasador në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë, pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të Tjera Ndërkombëtare në Gjenevë.
Emërohet Uran Ferizi Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, në Irlandë.
Emërohet Mustafa Nano Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës dhe në Principatën e Lihtenshteinit.