Dy orë mbledhje. Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani dhe avokatët e Arben Ahmetajt janë larguar nga Kryesia e Kuvendit, ndërsa mbledhja e Këshillit të Mandateve vazhdon.
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani është larguar. Pas tij dolën avokatët e Ahmetajt, Ardian Vishaj dhe Henrik Ligori. Avokatët deklaruan se sipas tyre dosja nuk ka prova kundër deputetit socialist.
LEXO KETU– Të gjitha lajmet për dosjen e Arben Ahmetajt
“Ne mbajtëm një qëndrim të kundërt nga ajo që kërkon prokuroria. Na u dha kohë jo më shumë se 24 orë për të parë 320 faqe material. Nuk ka pagesa për Ahmetajn nga pronarët e inceneratorëve.
Mesa mundëm të lexojmë nuk vërejtëm asnjë resht që të justifikonte nevojat pse prokuroria ka nevojë për masë sigurie dhe kontroll sigurie. Jemi kundër arrestimit” tha Vishaj.
Po raportet me Mirel Mërtirin? “Marrëdhënia shoqërore është vepër penale?” pyetën avokatët. Po pagesat në hotelet luksoze nëpër Europë. “Nuk ka prova. Duhet të vërtetohet” thanë më tej avokatët.
Dy avokatët thanë në seancë që ish-zv/ kryeministri ndodhet jashtë vendit për arsye familjare, po ku ndodhet Arben Ahmetaj? “Para 5 minutave komunikuam”.
A do të vijë në seancë? “Me gjithë respektin që kam me ju nuk dua ta ndaj me ju moj zonjë. Është e drejta dhe detyra e tij që ta çmojë nëse do që të vijë” thanë avokatët.
Udhëtimet e Ahmetajt me Zoton e Mërtirin/ Bardhi pyet Dumanin: Po Gjiknuri ka qenë?