-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Manovra/ Si ia mbathi Ahmetaj nga Shqipëria? Sot beteja e dytë në Kuvend

Kryesoret

Sot në orën 16:00 do të zhvillohet mbledhja e dytë e Këshillit të Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë për kërkesën e SPAK për arrestimin dhe kontrollin e banesës së Arben Ahmetajt.

LEXO KETU– Të gjitha lajmet për dosjen e Arben Ahmetajt

Mbledhja e djeshme u shty dje pas kërkesës së avokatëve të Ahmetajt, Ardian Vishaj dhe Henrik Ligori me argumentin se dosja është voluminoze dhe u duhej kohë për të përgatitur mbrojtjen.

Gazmend Bardhi, akuzoi mazhorancën se mori vendimin pa votimin e Këshillit dhe se po i jep kohë ish-zv/kryeministrit.

Po ku ndodhet ai?

Zëri i Amerikës ka konfirmuar përmes burimeve zyrtare se ai është larguar nga kufiri tokësor i vendit, drejt Greqisë, të premten paradite, pikërisht pak orë përpara se sa Prokuroria t’i dërgonte parlamentit, shkresën për arrestimin.

Zëri i Amerikës shkruan se Ahmetaj, ka prerë online një biletë avioni për në Itali, por që nuk e ka përdorur. Kjo ka qenë gracka e deputetit për autoritetet duke ikur në drejtim tjetër. Nga verifikimet e sinjalit të celularit të tij, momenti i fundit i vendndodhjes rezulton të ketë qenë Kanadaja.

Të njëjtën hipotezë e ka shfaqur dhe kryetari i grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, kur ka pyetur për këtë, drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, por pa marrë një përgjigje prej tij.

Nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë të gjitha gjasat janë që largimi i tij të jetë përfundimtar, për t’i shpëtuar përballjes me drejtësinë.

A u arratis? Askush nuk e di ku ndodhet Arben Ahmetaj!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit