-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prapaskenat e zvarritjes së PS-së/ A po negociohet dorëzimi i Ahmetajt?

Kryesoret

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka kërkuar pasditen e sotme që seanca për dhënien ose jo të autorizimit për arrestimin e Arben Ahmetajt të mbahet të hënën në orën 17:00, por që ende nuk ka kaluar në votim. Opozita e ka kundërshtuar.

Boll e zvarritët. Po bashkëpunoni me krimin. Mos i jepni më shumë kohë Ahmetajt që të fshihet. Çështja duhet të jetë nesër në rendin e ditës në seancë. Mos pengoni drejtësinë, opozita e ka gati raportin” i tha Gazment Bardhi, që është kryetari i grupit të PD-së.

Avokatët Ardian Vishaj dhe Henrik Ligori deklaruan sot në mbledhjen e këshillit të Mandateve dhe Imunitetit se Arben Ahmetaj është larguar jashtë vendit për arsye familjare. “Arben Ahmetaj ndodhet jashtë Shqipërisë për arsye familjare” thanë ata.

Por përse PS kërkon që të zvarrisë lejen?

Prokuroria e Posaçme e dërgoi kërkesën në Kuvend për dhënien e autorizimit në datë 7 Korrik, të premten e kaluar. Lajmi doli të hënën.

Seanca e parë u bë dje në këshillin e mandateve dhe e dyta sot. PS nuk pranon që ta fusë nesër në rendin e ditës kërkesën e SPAK-ut.

As që të bëjë seancë të premten, por të hënën. Por përse? Përse shumica socialiste po e zvarrit duke fituar kohë?

A po përdoret koha në dispozicion për të negociuar me Ahmetajn që të dorëzohet? A po fitohet kohë lidhur me emrat e tjerë në dosje?

A po lobojnë biznesmenët që janë kapur në dosje me prova? Aludimet janë të shumta. Ku ka zë nuk është pa gjë…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit