Një javë nga dhuna në Krujë dhe organizatorët janë ende në arrati. Dosja për arrestimin e Arben Ahmetajt ka lënë në hije skandalin e Krujës duke shkuar drejt sfumumit.
Djali dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rramham Rraja që dha dorëheqjen nga mandati dhe politika vijojnë që të jenë në kërkim. Tre nga katër të arrestuarit që dolën të dielën në gjyq janë lënë në burg, ndërsa pronari i lokalit ku ndodhi rrahja masive u lirua në detyrim paraqitje.
Por djali i ish-deputetit, Rexhepi bashkë me vëllezërit Xhelalin dhe Flamurin janë në arrati. Nga verifikimi i sistemit TIMS rezulton se nuk kanë dalë nga Shqipëria të paktën ligjërisht, pasi kufirin mund ta kenë kaluar në mënyra të tjera ose mund të fshihen në zonë.
Personat që dolën në gjyq;
Ineidi Rraja-arrest me burg
Eni Kullaj-arrest me burg
Kujtim Përdaku-detyrim paraqtije
Andi Rraja-arrest me burg
U shoqëruan;
-L. Rr.
-D. Rr.
-H. Rr.
-A. Rr.
Në kërkim;
Rexhep Rraja-djali i deputetit
Xhelal Rraja-vëllai i deputetit
Flamur Rraja-vëllai i deputetit
Klajdi Rraja-i afërmi i deputetit
Përparim Rraja-Pronari i gurores
Edison Meta-i afërm i deputetit
Organizatorët
Policia e Shtetit deklaroi se organizatorë të dhunës barbare në Krujë ndaj Bilbil dhe Jashar Majës janë Xhelal Rraja që është vëllai dhe Rexhep Rraja që është djali i deputetit socialist. Policia u bëri thirrje për t’u dorëzuar sa më parë.