-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Versioni i dytë/ Kur dhe si u largua Ahmetaj nga Shqipëria?

Kryesoret

Mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit në Shqipëri përfundoi mbrëmë pa ndonjë vendim lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit (SPAK) për arrestimin e ish-zëvendëskryeministri dhe deputetit aktual i Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj duke u shtyrë për sot në 16:00.

LEXO KETU– Të gjitha lajmet për dosjen e Arben Ahmetajt

Por, përderisa SPAK po kërkon autorizim që ta arrestojë Ahmetajn, rezulton se ky i fundit nuk gjendet në Shqipëri. “Ai është larguar nga shteti disa ditë më parë, para se kërkesa e SPAK-ut të arrinte në Kuvendin e Shqipërisë më 7 korrik” shkruan “Radio Europa e Lirë“.

Ndërkohë që “Zëri i Amerikës” ka konfirmuar përmes burimeve zyrtare se ai është larguar nga kufiri tokësor i vendit, drejt Greqisë, të premten paradite, pikërisht pak orë përpara se sa Prokuroria t’i dërgonte parlamentit, shkresën për arrestimin.

Faktin që Ahmetaj nuk gjendet në Shqipëri e ka konfirmuar avokati i tij, Henrik Ligori gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Këshillit të Mandateve, ndërsa për mediat këtë lajm e bëri të ditur kryetari i grupit të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.

Avokati i tij në seancë konfirmoi, pasi u pyet nga opozita, se Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri. Sipas tij nuk është arratisur, por është larguar nga vendi dhe tha se nuk e di se ku ndodhet”, tha Bardhi.

Manovra/ Si ia mbathi Ahmetaj nga Shqipëria? Sot beteja e dytë në Kuvend

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit