-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Klodian Zoto këshilltar i burrit të Elisa Spiropalit (Tenderi i sahatëve)

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se Klodian Zoto, që është në kërkim për dosjen e inceneratorëve ka qenë këshilltar i burrit të Elisa Spiropalit, kur bashkëshorti i ministres ka qenë drejtor. Ministrja Spiropali e mohoi, por Berisha i nxori vendimin, dokumentin.

Tani lexoja, Zoto paska qenë këshilltar i Salanjotit, si quhet ai burri i Elisës. Ja ku e kam vendimin këtu. Në cdo sirtar që të hapni iu del Zoto dhe Mërtiri. Edhe ty do të dalë diku Ulusi (Ulsi Manja). Pra këta janë të gjithë të implikuar” tha ai.

SyriTv shkruan se Salarjon Totaj, si drejtor i Ujësjellësit të Fierit, jo vetëm që ka punësuar si këshilltar të tijin Klodian Zoton, por i ka dhënë tenderin e matësve të ujit kompanisë së lidhur me inceneratorët dhe që ka pasur si të punësuar Mërtirin dhe Gugalljan.

Burri i ministres së Ramës ka dhënë tenderin e matësve të ujit me një çmim stratosferik sepse “Teo Alb” ka marrë 3.5 milionë euro nga Ujësjellësi i Fierit.

Përveç çmimit të lartë të tenderit, matësit e ujit në Fier janë të pakolauduar. Ndonëse ministrja nuk do ta pranojë, fakt mbetet që ky tender është dhënë nga bashkëshorti i saj për një kompani të lidhur ngushtë me njerëzit e inceneratorëve” denoncon SyriTv.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit