-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ferri po troket” në Europë, termometri do të shënojë 42 gradë

Kryesoret

Greqia, Qiproja dhe Turqia Perëndimore po përgatiten për nxehtësi ekstreme këtë fundjavë. Në kryeqytetin grek të Athinës temperaturat pritet të arrijnë deri në 41 gradë Celsius që nesër.

Ministria e Kulturës ka urdhëruar administratorët e zonave arkeologjike si Akropoli të mbyllin përkohësisht atraksionet turistike të njohura për disa orë nëse bën shumë nxehtë. Biletat e blera tashmë do të kthehen mbrapsht.

Shumë komuna në Greqi dhe Qipro mbajnë pavionët me ajër të kondicionuar të hapura për njerëzit që të kërkojnë strehim atje. Punëtorëve u kërkohet të punojnë nga shtëpia nëse është e mundur dhe punëdhënësit kanë kërkuar të lejojnë orë fleksibël për të ndihmuar njerëzit të shmangin vapën e mesditës.

Autoritetet thanë se vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet të moshuarve, të sëmurëve dhe fëmijëve të vegjël. Gjithashtu, kafshët shtëpiake dhe endacakët nuk duhet të harrohen, pasi edhe atyre u duhet t’u sigurohet ujë i mjaftueshëm.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes Civile e Greqisë ka paralajmëruar se ka një rrezik të shtuar për zjarre në shkallë të gjerë, pasi vala e të nxehtit shoqërohet me një thatësirë ​​të madhe dhe nga e hëna e në vazhdim priten erëra të forta në shumë pjesë të vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit