Ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit Fran Tuci është arrestuar mbrëmjen e djeshme me urdhër të SPAK. Tuci akuzohet për shpërdorim detyre. Në arrest shtëpie është vënë dhe administratori i njësisë së Fushë-Arrëzit ndërsa një fadromist u la në detyrim paraqitje.
Në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Posaçme thuhet se është hapur një segment i ri rrugor rreth 1.8 km dhe gjerësi rreth 5 m në Fushë-Arrëz, i cili ka cenuar një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor në pronësi të kësaj bashkie si edhe ka dëmtuar rëndë terrenin që i përket këtij fondi pyjor.
Nga hetimet, thekson SPAK, ka rezultuar se ish-kryebashkiaku në bashkëpunim me ish-administratorin e njësisë Iballë dhe një fadromist kanë thyer ligjin duke hapur këtë segment të ri rrugor të pa miratuar nga autoritetet kompetente.
Dëmi i përllogaritur nga IKMT Shkodër, pas inspektimit të kryer në terren, kap vlerën e konsiderueshme të 234,007,500 lekë, i cili përfshin dëmtimin e terrenit si edhe shpyllëzimin e sipërfaqes se regjistruar pranë ASHK, Drejtoria Vendore Pukë, si pasuri të llojit “Pyll” në pronësi të Bashkisë Fushë Arrëz.
“Je i arrestuar”! Kush ia vuri hekurat natën ish-kryetarit të bashkisë?