-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Akuza për terrorizëm, lihet edhe 2 muaj arrest shtëpie ish-polici serb

Kryesoret

Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti Special lënë edhe 2 muaj të tjerë në arrest shtëpie ish-policin serb Dejan Pantiç, i cili dyshohet për terrorizëm.

Më 28 dhjetor 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë ia zëvendësoi të dyshuarit masën e paraburgimit me arrest shtëpiak.

Më pas, PSRK njoftoi se kjo masë u ndryshua duke u bazuar në aspektin shëndetësor dhe njëkohësisht human.

Më 12 dhjetor 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi një muaj paraburgim ndaj ish-policit serb, Dejan Pantiç pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të terrorizmit.

Pantiç u arrestua më 10 dhjetor 2022 në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, ndërsa arrestimi i tij kishte nxitur reagime nga pala serbe, e që u pasua me vendosjen e barrikadave në pika kufitare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit