-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha merr meritat për dosjen e Ahmetajt: Dolën denoncimet e mia

Kryesoret

Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha që po bëhet gati për rikthimin e dytë shprehet se koha u dha të drejtë denoncimeve që bëri selia blu nën drejtimin e tij për aferën e inceneratorëve.

“Megjithë sulmet e bëra, jo vetëm nga Edi Rama dhe të korruptuarit e tij, por edhe nga brenda opozitës, koha u dha të drejtë denoncimeve me prova dhe fakte të Partisë Demokratike.

Pavarësisht përpjekjeve për ta delegjitimuar Komisionin Hetimor, madje dhe me votën kundër raportit, që shpallte organizatë kriminale Edi Ramën dhe qeverinë e tij, koha i dha të drejtë se ishte hapi i duhur për t’i dëshmuar qytetarëve dhe Prokurorisë korrupsionin me këtë aferë.

Por SPAK nuk duhet të ndalet, por duhet t’i shkojë deri në fund kësaj afere prej 430 milionë eurosh, sepse njeriu që mban bashkë fijet e krimit dhe korrupsionit është Edi Rama. SPAK nuk duhet të hezitojë të cojë para drejtësisë këdo që ka abuzuar me besimin e shqiptarëve me paratë e tyre.

Ndryshimi që kemi nisur do të vazhdojë brenda forcës tonë politike, me vendime të vështira dhe të guximshme, është provë e gatishmërisë tonë për t’u dhënë shqiptarëve alternativën që presin dhe meritojnë” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit