Ditën e sotme është dorëzuar në polici autori i vrasjes së 2 vëllezërve në Gjakovë që u regjistrua më 25 qershor.
Sipas njoftimit të policisë i shpalluri në kërkim Zef (Viktor) Ademaj u vetë dorëzua ditën e sotme në polici.
Dorëzimi i tij ka ardhur pas shpalljes në kërkim nga policia dhe publikimit të fotos së tij ku kërkohej nga qytetarët për të dhënë informacion nëse shihej diku.
Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje.