Ndahet parakohe nga jeta ushtaraku i Forcave Detare shqiptare, Eugen Egro. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Trishtim për largimin para kohe nga jeta të kapter Eugen Egro, një prej pjesëtarëve të Forcës Detare!
Ngushëllime familjarëve e kolegëve për humbjen e të dashurit, bashkëpunëtorit, e një efektivi me ambicie e disiplinë!” shkruan Peleshi në një postim në Facebook.