-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Edi Rama i tmerruar”, Berisha: Nuk shqipëroi as edhe një herë fjalën “djegësa” dhe “arratisje” në fjalimin e tij

Kryesoret

Sali Berisha ka reaguar pas konferencës së Kryeministrit Rama pasditen e kësaj të premteje, dalja e parë e kreut të qeverisë pas vendimit për arrestimin e ish-krahut të tij të djathtë, Arben Ahmetaj.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Rama ishte i tmerruar në fjalimin e tij, ndërsa tha se nuk shqipëroi në asnjë moment fjalët “djegësa” apo “arratisje” gjatë fjalës së tij.

“Të dashur miq, Edi Rama pranon me heshtje se qëndron prapa aktit të turpit historik, arratisjes së shekullit së Arben Ahmetaj. Një fjalim të mbushur me mashtrime coprolali për opozitën dhe hipokrizi demagogji për rilindasit e tij hajdutë, me një zë që i dridhej dhe mekej në thellësi, Edi Rama mbajti para shqiptarëve me një fjalim në të cilin përdori çdo fjalë ordineri, përdori çdo ‘unë’ mburraveci frikacak.

Por nuk guxoi të shqipërojë asnjëherë të vetme arratisjen e zëvendësit të tij Arben Ahmetaj, arratisjen e shekullit. Ngjarjen më të turpshme në historinë e shtetit shqiptar, talljen më të madhe me ligjin dhe drejtësinë e një vendi, e cila në vehte përbën dhe krimin më madhor të zëvendësit rilindas hajdut të qeverisë Rama.

Por në fjalën e tij drejtuar rilindasve hajdutë, Edi Rama nuk shqipëroi as dhe një herë të vetme fjalën incenerator apo djegësa sepse për çdo shqiptar është bërë përfundimisht e qartë se  djegesat jane megafera korruptive e shekullit prej 720 milion eurove, nga e cila Rama dhe qeveria e tij dolën lakuriq si organizatë kriminale e mirëfilltë.”, tha ndër të tjera Berisha në reagimin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit