-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I dolën disa pasaktësi, por vettingu shpëton kunatën e Felajt

Kryesoret

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ditën e sotme ka konfirmuar në detyrë prokuroren e Durrësit Alma Felaj, kunata e deputetes socialiste Ermonela Felaj. Në njoftimin e KPK thuhet se vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Alma Faskaj, Olsi Komici relator dhe Etleda Çiften anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Dy ditë më parë në seancën e parë, gjatë relatimit të gjatë 45 minuta, Olsi Komici theksoi se Komisioni kishte gjetur nga analiza financiare e shtimit dhe pakësimit të pasurisë familjare të subjektit një diferencë të vogël prej 211 mijë lekësh dhe pasaktësi në deklarim në deklaratat vjetore të një toke bujqësore të përfituar nga familja e subjektit nëpërmjet ligjit 7501 (lexo ketu). Por pavarësisht kësaj sot është konfirmuar në detyrë.

Alma Felaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe u emërua prokurore në Prokurorinë e Fierit. Në vitin 2011, Felaj u transferua në Prokurorinë e Durrësit dhe në maj të vitit 2023 u transferua në mënyrë të diskutueshme nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në Prokurorinë e Tiranës.

Alma Felaj është kunata e deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj dhe e afërmja e katërt e saj që u emërua në Prokurorinë e Tiranës gjatë viteve të fundit. Aty punojnë gjithashtu bashkëshorti dhe motra e deputetes Felaj si prokurorë dhe vëllai i saj si oficer i policisë gjyqësore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit