Është zbardhur dëshmia e 45-vjeçarit shqiptar që ekzekutoi me armë zjarri bashkatdhetarin e tij, Shpëtim Bajrami, pranë një karburanti në Selanik mesditen e së enjtes.
Ai u vetëdorëzua në policinë greke një ditë pas krimit i shoqëruar nga avokati i tij.
“Isha shok me viktimën mes nesh pati një sherr”, ka deklaruar babai i tre fëmijëve sipas Protothema.gr.
Autori dhe viktima po pinin kafe mesditen e 13 korrikut në një lokal, ku u konfliktuan me njëri-tjetrin.
Më pas kanë hipur në automjetet e tyre dhe janë konfliktuar sërish në një pikë karburanti në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut.
Autori, nga brenda mjetit të tij ka qëlluar me 3 plumba Shpëtim Bajramin, i cili po e godiste me grushte nga xhami i makinës.
“Bëra punën, më jep lekët”
Prishja e pazareve të drogës mendohet të jetë shkaku i vrasjes së Shpëtim Bajramit. Sipas mediave greke, 50 vjeçari nga Elbasani udhëtonte 3-4 herë në muaj drejt Shqipërisë.
Ai kishte mbërritur nga Shqipëria në Greqi vetëm një ditë para se të ekzekutohej nga bashkëatdhetari i tij.
Sipas tyre, viktima përdorte itenerarin Shkup -Pogradec dhe kthehej në Greqi përmes Kapshticës.
Edhe pse policia shqiptare kishte informacion se Shpëtim Bajrami ishte përfshirë në trafikun e drogës, ai nuk rezulton me precedentë në Shqipëri e Greqi.
“Me jep lekët e mia”! Dorëzohet shqiptari që vrau mikun për borxhin
Ndërkaq autori i vrasjes, sipas medias greke “IEfimerida”, është i lidhur me një nga familjet më të rrezikshme të Elbasanit. Dhe rezulton i dënuar në Greqi për drogë.
Dëshmitarë të sherrit së viktimës me autorit në një lokal në zonë para vrasjes treguan çfarë diskutuan me njëri-tjetrin
“E kam bërë punën, më jep lekët”, iu është drejtuar Shpëtim Bajrami, autorit. Ndërsa ky i fundit iu është përgjigjur: “Unë ti kam dhënë, nuk të kam asgjë borxh.”
Autori qëlloi Shpëtim Bajramin nga brenda një “Peugeo” e zezë, e cila rezulton në pronësi të Elena Kurtit, një 48 vjeçare nga Elbasani, e cila dyshohet për trafik droge.
Hera e fundit që ky automjet ka hyrë në Greqi me drejtuese Elena Kurtin, ishte në 29 qershor përmes Kapshticës.
Përveç mjetit tip “Peugeot” me targa NKN5671, autori i vrasjes dyshohet se lëviz edhe me një “Ford Fiesta” blu. Po ashtu me një “Hyndai Getz” dhe një furgon “Citroen” ngjyrë e bardhë.