Sot në ditën e 12 mijëra shqiptarë kanë mbushur sheshin para Kryeministrisë që protestojnë kundër qeverisë Rama dhe kërkojnë dorëheqjen e tij pakompromis.
Një qytetar në protestën e sotme ka treguar kalvarin e gjatë të vuajtjeve dhe mungesën e mbështetjes nga shteti, duke thënë se sot nuk kemi asgjë falë kësaj keqqeverisjeje.
Fjala e protestuesit
Nuk harrojmë historinë e ’97, ku udhëheqësit shqiptarë u munduan të zbatojnë plane të fusnin në luftë jugun e veriun. Sot ka ndryshuar mentaliteti. Sot jemi bashkë nga të gjitha anët. Nuk ka më njerëz me mentalitet aq të ulët sa politikat të na përçajnë. Mos u përçani nga këta kriminelë që duan të vjedhin atdheun. Një dorëheqje pa kompromis. Sot punojnë fëmijë për të mjekuar prindërit e tyre…Sot kemi njerëz të ngujuar, nga fatkeqësia e keqkuptime për shkak të një shteti jofunksional. Dorëheqja është e pa-kompromis. Rama dhe Berisha, këta dy dinozaur të Shqipërisë…Janë bashkë edhe sot. PS organizon 35 vjetorin nesër. Ata janë të turpëruar nga kjo protestë, sepse ata kanë bërë protesta të dhunshme. Ne e dimë ku e kemi armikun, kemi qeveritarët e korruptuar. Mos të lejojmë që patronazhistët, me militantë të PD të bëjnë skema.
Tubimi para Kryeministrisë/ Aktori: Jemi këtu ku Ramës nuk ia mban të vijë!









