Ditën e sotme policia e Beratit ka bërë të ditur se një 44-vjeçare është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit.
Ngjarja mësohet se është regjistruar rreth orës 09:20 në lagjen “30-vjetori” në Berat ku 44-vjeçarja me inicialet A. H është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte ku si pasojë ka humbur jetën.
Dyshohet se 44-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.