-sidi education-spot_img
11.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kina kërkesë BE-së: Mos u lëkund!

Kryesoret

Bashkimi Evropian nuk duhet të “lëkundet” dhe duhet ta “sqarojë” marrëdhënien strategjike me Pekinin, ka thënë kryediplomati kinez, Wang Yi gjatë një takimi me homologun e tij të bllokut evropian, Josep Borell, sipas Ministrisë së Jashtme të Kinës.

Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, ka thënë të enjten se planifikon t’i ulë tensionet në lidhjet me Kinën.

Liderë tjerë të BE-së – të shqetësuar nga ndikimi kinez dhe marrëdhënia e saj e afërt me Rusinë – kanë bërë thirrje për uljen e varësisë ndaj Pekinit.

“BE-ja duhet… të sqarojë pozicionin e partneritetit strategjik në mes të të dyja palëve dhe të promovojë marrëdhënie Kinë-BE, për të ecur përpara”, i ka thënë Wang, Borrellit, në një takim të zhvilluar në kuadër të një samiti të organizuar në Xhakarta.

“Nuk duhet të ketë lëkundje, e aq më pak inkurajim të fjalëve dhe veprimeve që na kthejnë mbrapa”, është cituar të ketë thënë Wang.

Disa vende të BE-së shqetësohen për rolin e Kinës dhe nisjen e një lufte tregtare, derisa të tjerë besojnë se tani është koha për të vepruar, për të mbrojtur sigurinë ekonomike të bllokut./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit