Mëngjesin e sotëm një i moshuar, rreth 80-vjeç ka humbur jetën te “Plazhi i vjetër” i Vlorës. Dyshohet se pësoi arrest kardiak sapo u fut në ujë.
“Sot rreth orës, 08:10, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në vendin e quajtur “Plazhi i vjetër”, shtetasi 80 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se ka pësuar “arrest kardiak” dhe për pasojë ka humbur jetën“, thuhet në njoftimin e Policisë.