Artisti nga Kosova Genc Prelvukaj feston sot ditëlindjen dhe urimin më emocionues padyshim e mori nga bashkëshortja e tij Eni Koçi.
Kjo e fundit postoi një foto krah reperit dhe shkroi fjalët më të mirat. Ajo shkruan se gruaja është më me fat që ka burrë Gencin.
“Gëzuar ditëlindjen bashkëshortit tim. Për mbretin e zemrës sime, njeriun e ëndrrave të mia, babain më të mirë dhe dashurinë e jetës sime. Unë jam gruaja më me fat në tokë sepse të kam pranë. Gëzuar ditëlindjen dashuri,” shkruan Eni.