-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U martua në fshehtësi, ja si duket Rita Ora nuse

Kryesoret

Rita Ora u martua para 1 viti me Taika Waititi dhe dasmën vendosën ta mbanin sekret, duke mos zbuluar asnjë foto në rrjetet sociale. Mirëpo, një foto po qarkullon në rrjet dhe u pikas në videoklipin e saj të fundit “You and I”. Në një moment gjatë klipit shfaqet një foto nga dasma, e vendosur pranë tavolinës së Ritës.

Këngëtarja shihet e veshur me një fustan të bardhë me material dantelle me mëngë të gjata, teksa shkëmben një puthje në buzë me regjisorin.

Rita ka zbuluar se dasma e saj me Taika u bë ‘sa hap e mbyll sytë’, duke thënë se u realizua në vetëm “dy ose tre ditë”, por shtoi se kishte qenë “perfekt”.

Nuk pati ndonjë propozim në gjunjë. Ishte më shumë si, ‘Unë dua të martohem me ty. Le ta bëjmë atë. Disa femra pëlqejnë të ndiejnë atë vëmendje të vërtetë të veçantë atë ditë. Dhe të gjithë janë të ndryshëm. Dhe për mua – mendoj se me punën time, është e gjitha… është shumë e drejtuar nga vëmendja – doja ta mbaja private sepse jeta ime dhe karriera ime nuk janë private. Motra ime ishte atje, gjë që ishte e mahnitshme për mua. Dhe ai kishte vajzat e tij atje, gjë që ishte e mahnitshme për të. Ishte një ëndërr. Prindërit e mi e ndoqën celebrimin përmes Zoom”.

Rita zbuloi se mund të organizojë një dasmë të madhe për të gjithë të dashurit e tyre më vonë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit