Reperi Capital T, së fundmi përmes një statusi të publikuar në InstaStory, i është drejtuar të gjithë kolegëve të tij me një kritikë.
Ai ka kritikuar faktin që ata po sjellin aq shumë këngës, sa nuk po iu mbetet as vend për promovim dhe njëherësh u ka bërë të ditur se ka ende kohë të mbetur për të publikuar projekte.
“Estrada në panik, industria në krizë; 74589603 këngë, klipe e bashkëpunime. Ngadalë merrni frymë se s’është vera e fundit ishalla”, ka shkruar Capital T në InstaStory.