-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fondacioni Mane mbështet familjet e prekura nga përmbytjet në Pejë

Kryesoret

Ndërsa Peja vazhdon rimëkëmbjen e saj nga përmbytjet shkatërruese të shkaktuara nga reshjet e dendura dhe kushtet e pafavorshme të motit, Jumbo Kosova dhe Fondacioni Mane kanë ndihmuar familjet e prekura.

Në një nismë të përzemërt, ata kanë dhuruar bujarisht 10,000€ produkte dhe pajisje shtëpiake të domosdoshme për dhjetë familje të prekura nga përmbytjet.

Ne qëndrojmë në solidaritet me banorët e Pejës në këtë kohë sfiduese”, tha Drilona Maloku, Menaxhere e Jumbo Kosovës.

“Jumbo do të jetë shumë shpejt prezent në qytet dhe tashmë e konsiderojmë si përgjegjësinë tonë të ndajmë shqetësimet e komunitetit. Shpresojmë që angazhimi ynë do t’i ndihmojë njerëzit të rindërtojnë jetën e tyre.”

Duke ofruar produkte dhe pajisje shtëpiake, Jumbo Kosova synon të sigurojë burime thelbësore për familjet e prekura dhe të rikthejë një ndjenjë normaliteti në jetën e tyre.

Ky kontribut është pjesë e angazhimit të Fondacionit Mane për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve në nevojë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit