-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jashtë protestë, brenda debat! Kushi: Studentët, punë 5 vite ose të paguajnë

Kryesoret

Dy projektligjet për legalizimin e kanabisit dhe punën e detyruar për studentët e mjekësisë po kalohen me shpejtësi nga shumica socialiste pavarësisht kundërshtive. Në rastin e dytë të studentëve të mjekësisë nuk kanë munguar protestat.

Edhe sot, teksa në Kryesinë e Kuvendit ministrja e Arsimit, Evis Kushi po raportonte në Komisionin e Ligjeve, jashtë një grup studentësh protestuan duke e kundërshtuar.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi u shpreh se marrëveshja “nuk është detyrim. Ne i vendosim marrëveshjen përpara. Studentët do të zgjedhin vetë ose ndryshe do ta marrin diplomën por koston do ta paguajnë.

Do të jetë universiteti që do ta vendosë nga viti në vit. Ne do të përcaktojmë metedologjinë dhe universiteti koston. Kemi nevojë për mjekë” tha ajo.

Studentët kanë paralajmëruar që më datë 20 korrik do të jenë përpara parlamentit, ku pritet të kalojë edhe projektligji.

Me datë 20 do të jemi tek parlamenti, ku do të bëhet edhe votimi, duam të na bashkohen edhe më shumë maturantë, edhe prindër, se e dinë me ca sakrificash i sjellin në Tiranë” studentët ata për mediat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit