-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkoi me vajzën te krushku të prishte martesën! Prag tragjedie në Durrës

Kryesoret

Policia e Durrësit parandalon përshkallëzimin e një konflikti në familje që mund të kishte përfunduar në tragjedi. Një konflikt mes dy familjeve në fshatin Arapaj është parandaluar të agravohet në përdorimin e armëve nga ana e policisë së Durrësit.

U arrestuan në flagrancë Korab dhe Nazmie Uka, si dhe Gëzim Demiri. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për vajzën 20-vjeçe të Gëzim Demirit, e cila akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e Korab Ukës, gjetën një armë zjarri kallashnikov dhe 30 fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e para hetimore sipas policisë rezulton se Gëzim Demiri dhe vajza e tij, H. D. kanë shkuar në banesën e familjes Uka në Arapaj, me qëllim prishjen e martesës së Korbait me vajzën e tij. Aty ka lindur dhe një konflikt fizik, ku personat në fjalë janë përleshur me njëri-tjetrin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit