-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Urdhri i shpejtë i Zotos kur u njoftua se po e ndiqte SPAK-u: Hiqni fishat, fikni kamerat

Kryesoret

Mbikqyrja e prokurorisë për Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, ka filluar prej 6 shtatorit 2017, një ditë para se të mbyllej faza përfundimtare e pagesës prej 1 miliard e 425 milionë lekë të reja për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit nga kompania “Albtek Energy”.

Zoto-Mërtiri, janë vënë në përgjim telefonik dy ditë pasi ishte mbyllur pagesa për Elbasanin, ndërsa hetimet fillestare ndaj tyre nisën direkt me interceptimin e telefonave.

Por në dijeni të çështjes penale të nisur në prokurorinë e Elbasanit, ishin vënë dy kokat e inceneratorit, të cilën udhëzojnë Mirton Likën në Tiranë, të marri masa për zhdukjen e gjurmëve dhe kapjen e ndonjë prove të mundshme nga prokuroria.

Mbyllja e filmimit të katit të 13, ku ndodhej zyra e shoqërisë “Albtel Energy”, është kërkuar edhe për një shkak tjetër, pasi atë ditë Zoto ishte në këto ambjente nën shoqërinë e “Fratelos”, duke nënkuptuar ministrin Arben Ahmetaj.

Në dosjen e prokurorisë SPAK thuhet se: ”…referuar transkriptimeve të përgjimeve telefonike rezulton se Mirel Mertiri dhe Klodian Zoto, në 8 shtator 2017 kanë ardhur në dijeni për procedimin penal të regjistruar nga Prokuroria Elbasan, pasi kanë mësuar ndërkohë në lidhje me sekuestron e vendosur nga kjo prokurori.

Dhe personi që është identifikuar si Agron Ceka, shofer personal i familjes Ahmetaj, i përgjigjet t’i bëjë të fala shefit. Po në këtë datë Klodian Zoto, komunikon me Mirton Lika duke i kërkuar që për nja një orë t’i fikin kamerat tek kati i tyre dhe Mirtoni në vijim i komunikon se për 5 minuta hiqen fishat e katit të 13 deri nesër në mëngjes…” sipas gazetarit Elton Qyno.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit