Ceremonia e mirëseardhjes së Lionel Messit u vonua nga shiu dhe stuhia që nisi në Miami. Një nga bashkëpronarët e Inter Miami, David Beckham u filmua duke humbur ekuilibrin, e për pak mund të ishte rrëzuar.
Fatmirësisht, 48-vjeçari rifitoi ekuilibrin dhe arriti të qëndrojë në këmbë. Kjo nuk kaloi pa u vënë re nga Jorge Mas i cili me shaka u shtir se po rrëshqiste edhe ai.
Beckham nuk e la këtë momenti ta shqetësojë atë për pjesën tjetër të nates së madhe për të dhe Inter Miami. Në fund, ai u ngjit në skenë duke mbajtur një fjalim emocionues që tregonte rrugëtimin e tij si pronar i ekipit.
David Beckham almost fell while walking on stage to introduce Lionel Messi.
A literal mess, this unveil coverage and situation. 😬
🎥 @MLS, via @sluggahjells pic.twitter.com/c1j58wtsca
— Andrew Jones (@TWDTV1) July 17, 2023