-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ahmetaj flet nga “arratia”: Kjo është e vërteta për 1.8 milionë Eurot…

Kryesoret

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj nga Britania, ku ndodhet sipas avokatit, ka reaguar për herë të parë pas nisjes së kontrolleve në banesat e tij, partneres, ish-gruas, por edhe familjarëve.

Deputeti socialist i cilëson kontrollet reprezalje që po i bëhet. Ai thotë se të moshuarve u janë marrë telefonat në kërkim të provave për “inceneratorët”.

“Sot u bë raprezalja e rradhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë. Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët” shprehet ai përmes rrjeteve sociale.

Arben Ahmetaj mohon lajmin që publikoi gazetari Poli Hoxha, i cili deklaroi se partnerja e ish-zv/ kryeministrit transferoi 1.8 milionë euro në Zvicër.

“Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…”.

Në fund ka edhe thirrje. “Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milione euro imagjinarë. Fake news e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve ….” mbyllet reagimi i tij.

BKH nisi kontrollet, Ahmetaj: Familjes po i bëhet reprezalje, pleqve u morën celularët

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit