Një skaf është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur pranë portit. Drejtuesi i skafit është hedhur me shpejtësi duke shpëtuar pa pasoja.
Ende nuk dihen shkaqet. Ndërkohë që sot policia e shtetit njoftoi se janë sekuestruar 10 mjete lundruese, 8 Jet Ski dhe 2 motoskafe të paligjshme që qarkullonin në plazhe duke u kthyer në burim rreziku për pushuesit.