Britania e Madhe ka futur në fuqi një rregull të ri për të rivendosur besimin e qytetarëve tek policia. Rregullat e reja parashikojnë që oficerëve t’u ndalohet kontakti me punonjëset e seksit.
Duhet që të deklarojnë të gjitha lidhjet e tyre të dashurisë. Gjithashtu duhet të tregojnë burimin e çdo fitimi të papritur mbi 5,000 £.
Rregullat e reja hyjnë në fuqi pasi një sërë skandalesh ku janë përfshirë oficerë të ndryshëm.
Kjo është hera e parë që merret masa të tilla në mënyrë specifike ndaj policisë metropolitane, shkruan “Daily Mail”.