-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të drejtat e shqiptarëve në Medvegjë…/ Haxhiu-OKB: Trajtoheni me prioritet çështjen!

Kryesoret

Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, me anë të një postimi në faqen e saj në facebookj u ka bërë thirrje organizatave ndërkombëtarë që çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc ta trajtojnë me prioritet në raport me Serbinë.

Fjala e Haxhiut

Vërejtjet përfundimtare të Komitetit të OKB-së për Eliminimin e Diskriminimit Racor (CERD) ndaj Serbisë e konfirmojnë shqetësimin e ngritur prej vitesh nga shqiptarët në Luginë dhe nga institucionet e Republikës së Kosovës.
Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmes rezolutës së miratuar më 24 prill 2026, për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, e ka trajtuar këtë çështje si përgjegjësi shtetërore. Tani, pas gjetjeve të CERD-it, kjo përgjegjësi ka edhe një adresë të qartë ndërkombëtare.
Pasivizimi i adresave është diskriminim dhe cenim i pranisë juridike të qytetarëve, me ç’rast u mohohen dokumentet, shërbimet dhe siguria para ligjit.
Prandaj u bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë, mekanizmave të OKB-së, Bashkimit Evropian, OSBE-së dhe Këshillit të Evropës, që këtë çështje ta trajtojnë me prioritet dhe të kërkojnë nga Serbia zbatim të plotë të rekomandimeve të CERD-it. Të drejtat e shqiptarëve në Luginë nuk mund të mbeten në margjinë të raporteve. Ato duhet të jenë pjesë e qartë e dialogut politik, e monitorimit ndërkombëtar dhe e çdo procesi ku matet sundimi i ligjit dhe trajtimi i pakicave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit