Sekuestrohen veshje të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, me peshë totale 5548 kg.
Vihen në pranga personi që po transportonte mallrat kontrabanduara nga Belgjika në Shqipëri dhe një person tjetër që i magazinonte mallrat, në subjektin që administronte.
Procedohet në gjendje të lirë bashkëshortja në operacionin policor të koduar “Fake delivery”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i E. Ç. 45 vjeç dhe N. H. 58 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë L. Ç., 45 vjeçe.
Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin në administrim nga E. Ç. shërbimet e Policisë gjetën veshje të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara, të cilat ishin transportuar nga Belgjika drejt Shqipërisë, nga N. H.