Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ditën e sotme ka miratuar datat se kur do të nisin të gjitha kompeticionet kombëtare për edicionin futbollistik 2023-2024.
Përmes një njoftimi FSHF bën të ditur se Kampionati “Abissnet Superiore” pritet që të nisë të shtunën e 19 gushtit të vitit 2023 dhe të përfundojë më 11 maj të vitit 2024.
Ndërkaq, kampionati i ‘Kategorisë së Parë’ është programuar të fillojë më 2 shtator 2023 dhe të përfundojë më 8 maj 2024.
Ndërsa finalja e Superkupës së Shqipërisë do të zhvillohet në muajin dhjetor, përkatësisht më 20 dhjetor 2023.
Kujtojmë që në garë për këtë trofe janë kampionia e Shqipërisë, FK Partizani dhe fituesja e Kupës së Shqipërisë, KF Egnatia.
Datat e fillimit dhe përfundimit për sezonin futbollistik 2023-2024:
Superkupa e Shqipërisë të zhvillohet në datën 20.12.2023;
Kampionati i Abissnet “Superiore” të fillojë më datë 19.08.2023 dhe të mbarojë në datën 11.05.2024;
Kampionati i Kategorisë së Parë të fillojë më datë 02.09.2023 dhe të mbarojë në datën 08.05.2024;
Kampionati i Kategorisë se Dytë të fillojë më datë 23.09.2023 dhe të mbarojë në datën 05.05.2024;
Për të parë të gjitha data e aktiviteteve për sezonin futbollistik klikoni këtu.