Pasditën e sotme ka mbetur i vdekur Nikolin Lekstakaj para një lokali në Balldre.
Ngjarja eshte regjistruar teksa viktima po dilte nga lokali kur 2 persona janë afruar me një makinë dhe kanë qëlluar me armë.
Ai ishte futur në një lokal për të blerë një coca cola në momentin kur ka dalë eshte qëlluar me armë ku ka mbetur i vdekur.
Ngjarja eshte regjistruar para shtëpisë së biznesmenit i cili mbeti i vdekur pak kohë më parë Ardian Nikulajt.
Atentati në Lezhë, drejtori i policisë: Dyshime për hakmarrje!
Dyshohet se vrasja ka lidhje me hakmarrjen në lidhje me vrasjen e Nikulajt që u bë 3 muaj më parë.
Hasmërisa mes 2 fiseve u regjistrua gati para 30 vitesh për 1000 lekë. Zanafilla e gjakmarrjes ka nisur në vitin 1996 ku anëtarë të familjes Lektasaj kanë ekzekutuar vëllain e Ardian Nikulaj, pas një konflikti të çastit në një pikë karburanti për 1000 lekë karburant.
Dyshime për hakmarrje, viktima sapo ishte rikthyer në Shqipëri
Vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një përson tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën.
Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnzimit me karburant.
Pas debatit verbal drejtuesi i mjetit është larguar, duke u rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cileve dhe vëllain e Ardian Nikulaj.
Vrasja në Lezhë, viktima u vra para shtëpisë së Ardian Nikulajt
Aty nis dhe historia e gjakmarrjes, ku pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja që ishte nip i familjes.
Ndërsa në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj. Por hakëmarrja nuk ka përfunduar pasi këtë vit u vra në lokalin e tij biznesmeni Ardian Nikulaj.