0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Jam e habitur! Çfarë po ndodh”! Debate dhe “kunja” për prokurorët në Tiranë

Kryesoret

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP u përfshinë në debate gjatë mbledhjes plenare të hënën më 17 korrik gjatë diskutimit për miratimin e projektvendimeve për shpalljen e dy vendeve vakante me procedurën e transferimit nëpërmjet lëvizjes paralele në Prokurorinë e Tiranës dhe për caktimet e përkohshme në prokurorinë e Apelit të Juridiksionit të Përgjthshëm në Tiranë.

Në debate u ngritën shqetësime për ngutjen në shpalljen e vakancave të reja si dhe u aludua për konflikt interesi në vendimmarrjet për caktimin dhe ndërprerjen e përkohshme në Prokurorinë e Apelit, por që nuk u qartësuan.

Megjithëse anëtarja e Komisionit për Zhvillimin e Karrierës, Eloida Goxhi renditi rrethanat përse ishte e nevojshme hapja e dy vakancave të reja në Tiranë, si mungesa e një numri të madh të prokuorëve dhe rëndësinë që ka kjo prokurori për shkak të mbulimit të territorit ku jeton 1/3-ta e popullsisë shqiptare, anëtarët Tartar Bazaj dhe Nurihan Seiti kundërshtuan këtë projektvendim.

“Jam e habitur! Sa mbyllim një garë e sjellim 28 veta, tani hapet një garë tjetër për Tiranën. Nuk e kuptoj, nuk e di çfarë po ndodh. […]Çështë kjo garë në fund të korrikut. Po prisni shtatorin, tetorin apo nëntorin. Nuk po kuptoj se çfarë po ndodh dhe që nuk pati ndjeshmëri për katër persona në prokurorinë e Tiranës”, deklaroi ndër të tjera Seiti dhe shtoi se ka probleme dhe për apelin

Bazaj tha se ishte në të njëjtën linjë me Seitin. “Kemi mbyllur një process dhe nuk mund të hapim një tjetër. Pse duhet të nxitojmë të vijnë dy të tjerë në Tiranë?”, tha ai.

Pas diskutimeve edhe të anëtarëve të tjerë, KLP miratoi me 9 vota pro hapjen e procedurave për dy vende vakante në Prokurorinë e Tiranës. Kundër votuan Seiti dhe Bazaj. (lexo ketu lajmin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit