Te nxirresh me zë dhe figurë një anëtar të KLP-së, të institucionit më të lartë të drejtësisë, duke u masturbuar në zyrën e republikës, duke kërkuar favore seksuale, ryshfet, k. artificiale, kamxhik, Viagra, e xhel, qenka shumë normale, dhe ne që e denoncuam qenkemi në shkelje.
Pra, normale mund ta quajmë që i gjithë sistemi ka marrë fytyrën e Olgerit, duke reflektuar të njëjtat sjellje, standarde dhe mungesë përgjegjësie, ku abuzimi, heshtja dhe përpjekjet për të fshehur të vërtetën trajtohen si diçka e zakonshme, ndërsa denoncimi dhe reagimi qytetar shihen si problem.
Sipas prokurorëve normale është edhe fakti që ky “hamshor” i KLP-së, pasi pi Viagra, dërgon edhe organin e tij gjenital lart e poshtë nëpër mesazhe, kërkon edhe pagesë për çdo q…, dhe pasi nuk ngeli qën e mace pa ndikuar për të mbyllur këtë aferë, po tentohet të sfumohet ky skandal sikur është diçka normale.
Dhe na ka dalë një shoqatë prokurorësh tashmë që po lobon me artikuj të gatshëm, duke thënë se është e tmerrshme çfarë ka transmetuar emisioni Stop dhe se ky është në shkelje. Kanë filluar prokurorët komente me profile fake duke na bërë moral dhe duke mbrojtur hamshorin e tyre.
O shoqatë, një pyetje kam: a keni ndikuar ju për të hequr lajme apo jo? Dhe nëse po, a përbën vepër penale? Mos kërkoni fajin te media apo populli, por te vetja juaj. Bëni detyrën dhe mos porosisni artificial. Dhe aq më tepër të bindni qytetarët se hamshori i KLP ka të drejtë.
Skandali/ Antari i KLP i çonte fotot e organit gjenital qytetares









