-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria miraton vendimin: Studentët mund të marrin kredi (Kushtet)

Kryesoret

Qeveria ka miratuar vendimin që u jep mundësi studentëve që të marrin kredi pa kolateral. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi njoftoi kushtet që duhet të plotësojnë studentët për të marrë kredi.

Sot vijmë me kredinë studentore. Çdo student që ka shtetësi dhe vendbanim në Shqipëri dhe që ndjek studimet ka të drejtë që të aplikojë për kredi studentore për të financuar studimet e tij, tarifën dhe koston e jetesës.

Do të llogaritet kufiri i pagesës minimale. Do të financohet vetëm një program studimi. Institucioni përgjegjës për të negociuar me bankat, studentët, procesin, aplikimet dhe shpalljen e fituesve do të jetë Agjencia.

Kredia do të jetë pa kolateral. Do të jepet me dy këste, e para pasi të merret konfirmimi për pagesën e tarifës. Afatet për shlyerjen do të jetë, për “Bachelorin” fillon tre vite pas firmosjes së kontratës dhe për masterin dy vite pasi ta kenë nënshkruar.

Ata me 5 vjeçar pas 5 viteve. Do të përfitojnë ata që nuk kanë përfituar bursa apo përjashtim nga tarifa. Kriter është edhe nota, mesatarja për të pasur sa më shumë meritokraci për shpalljen e fituesve.

MAS do të parashikojë cdo vit një fond. Efektet e vendimit fillojnë që prej këtij viti” tha ministrja Kushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit