Pasditen e sotme mbeti i vdekur në një atentat 42-vjeçari, Nikolin Lekstakaj.
Ngjarja u regjistrua 300 metra larg shtëpisë së tij në Balldre ku viktima kishte ndaluar në një lokal për të blerë një pije freskuese.
Mësohet se në momentin kur ai ka dalë nga lokali është afruar një makinë në të cilën ndodheshin 2 persona të maskuar të cilët kanë qëlluar në drejtim të 42-vjeçarit. Në vendin e ngjarjen nuk kanë gjetur gëzhoja plumbash pasi autorët kanë qëlluar kur makina ishte në lëvizje.
Menjëherë pas të shtënave autorët janë larguar dhe kanë lënë të vdekur në vend Nikolinin.
Ngjarja e ditës së sotme dyshohet të ketë lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj i cili u vra 3 muaj më parë në lokalin e tij.
Nikolin Lekstakaj, baba i një fëmijëve ishte rikthyer nga emigracioni konkretisht nga Londra ku kishte jetuar prej vitesh.
Mësohet se ai prej kohësh ishte divorcuar me gruan dhe jetonte në Balldre. Sipas informacioneve ai punonte me blegtori dhe nuk kishte probleme me drejtësinë.
Që pas vrasjes së Ardian Nikulajt mësohet se Toli nuk dilte shpesh në fshat dhe bënte lëvizje të kufizuara vetëm kur kishte nevoja famlijare siç ishte për të bërë pazar.