Ditën e sotme është e ditur se Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u ka kërkuar drejtuesve të policisë të jenë në gatishmëri në punë edhe gjatë muajit gusht periudhë e cila ndryshe njihet si leja vjetore ku ata marrin pushime.
Kjo kërkesë e Ballës ka ardhur pas fluksit të madh të sezonit turistik dhe që të garantohet një ambient i sigurt për të gjithë gjatë kësaj periudhe.
Gjithashtu mësohet se ka kërkuar që lejet të shtyhen për një moment tjetër.
“Nisur nga fluksi i madh i pushueseve që pritet të vizitojnë Shqipërinë gjatë këtij sezoni turistik, Ministri i Brendshëm Taulant Balla u ka kërkuar drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit të shtyjnë marrjen e lejes së zakonshme pas muajit gusht,” informoi sot ministria e Brendshme