Drejtoria e Burgjeve ka emëruar shefin e ri në Drenovë, që është Arben Xhina. Më parë këtë post e ka pasur Altin Gusho, i cili tashmë ushtron një detyrë tjetër pranë komisariatit të Pogradecit.
Nga koha e largimit të Gushos dhe deri në ardhjen e Arben Xhinës, IEVP Drenovë ka pasur si drejtues një të komanduar nga drejtoria e përgjithshme e burgjeve.
Arben Xhina ka mbajtur me parë pozicionin e drejtorit të paraburgimit të në drejtorinë vendore të Policisë Elbasan.
Burgu i Drenovës ka më tepër se 420 të burgosur, përfshirë këtu edhe një sektor të burgut të sigurisë së lartë, ku mes të cilëve ka të burgosur me akuza të rënda kriminale.