Kryefjalë e debatit sot në parlament ishte kërkesa e opozitës për interpelancë dhe mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për dosjen e inceneratorëve.
Deputetët e PD-së nuk lanë pa shënjestruar edhe Ermonela Felajn për kohën që ka qenë ministre shteti lidhur me dosjen e djegësave.
Por deputetja socialiste u distancua. “Ka dy firma të miat për ndërtimin e inceneratorëve, por të dyja janë kundër” tha ajo duke u distancuar nga afera e korrupsionit me inceneratorin e Tiranës.