Ditën e sotme pritet që në Kuvend të miratohet projektligji për studentët e mjekësisë të cilët i detyron ata që pas diplomimit të punojnë deri ne 5 vite në Shqipëri.
Në lidhje me ketë projektligj pati diskutim dhe replika të cilat u shoqëruan edhe me kërkesë që studentët të cilët po protestojnë prej ditësh të futeshin në Kuvend dhe të flisnin.
Ndërkohë gjatë fjalës së saj kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Zheni Gjergji i ka dhënë zë studentëve të mjekësisë duke marrë me video call një student.